STATISTIKAT/ Shqipëria del fituese, sa herë që luan mesfushori Roshi

Oct 10, 2015 | 16:27
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë ka treguar se është një ekip mjaft kompakt dhe që ka arritur të thyejë kundërshtarë shumë prestigjiozë gjatë këtij edicionit futbollist. Skuadra e Xhani de Biazit gjunjëzoi Portugalinë në transfertë, Armeninë në shtëpi apo Francën në miqësore.

SHQIPERI-RUMANI---Odise-Roshi,-gjate-nje-dyluftim-me-Costin-Lazar

Ajo që bie në sy është se tekniku italian ka qenë fanatik i modulit 4-1-4-1. Kjo skemë loje ka dhënë më shumë garanci për repartin e prapavijës, në mënyrë që të ndalojnë me sukses sulmuesit prestigjiozë që kanë pasur përballë. Problemi për t’u zgjidhur ka qenë pikërisht efikasiteti që duhet të kishin lojtarët e repartit të avancuar kuqezi, për të zgjidhur fatin e ndeshjeve dhe për t’i dhënë triumfin.

Nëse vëren të gjitha ndeshjet e grupit të kualifikueseve në Europian, mëson se në të tre sukseset, lojtari që ka qenë në fushë është Odise Roshi. Ndërsa në duelet e tjera, mesfushori fierak ka munguar dhe, për ironi të fatit, përfaqësuesja nuk ka mundur të marrë asnjëherë maksimumin.

Në tri ndeshje që Roshi e ka nisur që nga minuta e parë, është arritur suksesi. Pikërisht Portugali- Shqipëri 0-1 (dha asist për Balajn), Armeni- Shqipëri 2-1 dhe Shqipëri- Francë 1-0.

Në përballjet e tjera, ku është barazuar ose humbur, që në krahun e djathtë të mesfushës kanë luajtur Andi Lila dhe Shkëlzen Gashi në disa raste. Mbase është thjesht rastësi, por futbollisti i Rijekës duket se është ose “hajmalia” ose lojtari që duhet për t’i dhënë efikasitetin e duhur repartit sulmues.

Mavraj
Një tjetër statistikë që bie në sy është se në dy ndeshjet zyrtare të grupit që kemi pësuar humbje, pikërisht ndaj Portugalisë dhe Serbisë, në qendër të mbrojtjes nuk ka qenë Mërgim Mavraj. Madje, qendra e repartit defensiv ka çaluar, duke konfirmuar se prezenca e tij ka një rëndësi shumë të madhe. Problemi është se do të mungojë edhe në Armeni. Të shpresohet që përqindja e humbjeve pa të në fushë të zbutet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura