Statistikat interesante/ Asist dhe gol në 20 ndeshje Champions-i, Mesi parakalon CR7-ën

Oct 29, 2020 | 12:54
SHPËRNDAJE

-Juventusi është skuadra e parë që prek kuotën e 200 ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kampioneve/Kupën e Kampioneve, pas Realit të Madridit, Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Junajtidit.

jUVENTUSI

– Juventusit i sfumoi mundësia për të festuar fitoren e 100-të në Ligën e Kampioneve/Kupën e Kampioneve, ndonëse edhe me 99 fitore në turneut më të rëndësishëm për klube, bardhezinjtë mbeten skuadra italiane rekordmene në arritjen e kësaj shifre suksesesh.

– Juventusi humbi dje për herë të parë përballë Barcelonës në shtëpi, në duelet europiane. Deri dje, bilanci fliste për 3 fitore dhe 3 barazime.

– Barcelona u bë nga dje skuadra e parë që mban të paprekur portën e saj për dy ndeshje, që kur impianti i ri, “Allianz Stadium”, është përuruar në vitin 2011.

– Juventusi e pa veten që të mos fitonte për të dytën ndeshje me radhë në shtëpi (në të gjitha kompeticionet). Diçka e tillë në “Allianz Stadium” nuk ndodhte që nga muaji maj i vitit 2019, kur në pankinë ulej Masimiliano Alegri.

– Për herë të parë, që kur formati i Champions-it ka ndryshuar (sezoni 2003-2004), Juventusi e ka mbyllur një ndeshje pa goditur asnjëherë portën kundërshtare, duke mos llogaritur 3 golat e anuluar Moratës.

Morata-e1603920611135

– Juventusi ishte dhe mbetet rekordmenia e kartonëve të kuq në Ligën e Kampioneve. Ai i marrë dje nga Demiral ishte i 27-ti ose e thënë ndryshe, 7 përjashtime më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë turne. – Barcelona ka prekur 40 topa në zonën e Juventusit, mbrëmjen e djeshme. Ky është një rekord për një skuadër, në sezonin aktual të Champions-it.

– Osman Dembele është lojtari i parë i Barcelonës, që gjen golin në shtëpinë e Juventusit, pas Havier Saviolës, në prillin e vitit 2003. – Lionel Mesi është bërë futbollisti i 10-të i ndryshëm që ka shënuar 3 gola kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve.

– Lionel Mesi ka shënuar dhe ka shërbyer një asist në të njëjtën ndeshje, për të 20-ën herë në Ligën e Kampioneve. Ky është një rekord absolut për një futbollist të vetëm në këtë turne, që nga sezoni 2003-2004, që kur uebsajti statistikor, “OPTA”, grumbullon të dhënat. Madje, me asistin dhe golin e djeshëm, Lionel Mesi parakalon Kristiano Ronaldon në këtë renditje (19 herë për portugezin e Juventusit).

FBL-EUR-C1-JUVENTUS-BARCELONA

– Nga debutimi i Lionel Mesit në Ligën e Kampioneve, në sezonin 2004-2005, vetëm Kristiano Ronaldo (38) ka ofruar më shumë asiste sesa argjentinasi në këtë turne (35).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura