Statistikat e përballjeve Skoci-Spanjë/ Iberikët nuk njohin humbje nga viti 1984

Mar 28, 2023 | 15:55
SHPËRNDAJE

Skocia do të presë sot Spanjën teksa do të përballen në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ja disa nga statistikat e përballjeve mes dy ekipeve:f562cacf70519fc50784c116e773449f

– Ky do të jetë takimi numër 14 mes Spanjës dhe Skocisë në të gjithë kompeticionet. Deri më tani bilanci është 6 fitore për Spanjën, 3 për Skocinë dhe 4 takime janë ndarë në barazim.

– Spanja nuk humbet përballë Skocisë që nga 14 nëntori i vitit 1984. Asokohe “furia e kuqe” mundej në Skoci në takimin kualifikues për në kampionatin botëror në Meksikë me shifrat 3-1.

– Spanja ka një tjetër rekord, teksa ka mundur të shënojë të paktën një gol në 18 takimet e fundit kualifikues për në një kampionat europian. Gjatë këtyre takimeve spanjollët kanë fituar 14 dhe barazuar 3.

– Xhon MekGin është përshirë direkt në 22 gola për Skocinë duke luajtur me Stiv Klarkun si trajner (16 gola dhe 6 asiste).

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura