Statistikat e javës së 19-të të Superiores, zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Feb 1, 2023 | 21:44
SHPËRNDAJE

* Në pesë ndeshjet e luajtura të dielën dhe të hënën, u dhanë nga arbitrat 25 kartonë të verdhë dhe një i kuq. Ndëshkimin ekstrem e mori trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoji për shkak të protestave.

superiore

* Patrik Nonato i Erzenit dhe Florent Hasani i Tiranës janë lojtarët që kanë shkuar në kuotën e 8 golave, ndërsa i pari që kryeson listën, Redon Xhixha me 11 gola dhe Xhuljano Skuka pas tij me 10 gola, e kanë mbyllur me Superioren, duke u larguar nga Tirana dhe Partizani.

* Kjo javë përkoi me autogolin e katërt të shkaktuar deri më tani në kampionat. Geralb Smajli i Vllaznisë shënoi në portën e tij në favor të Erzenit. Më parë këtë e kanë bërë Tiago Ferreira (Kukësi, në favor të Egnatias), Bekim Rexhepi (Partizani, në favor të Laçit) dhe Millosh Stojanoviç (Kastrioti, në favor të Kukësit).

*Sulmuesi japonez, Tomojuki Doi, u fut në historinë e Bylisit si i pari futbollist nga shteti aziatik që shënon në debutim. Ai fut në fushë në minutën e 58-të dhe realizoi në të 79-ën ndaj Kastriotit.

FORMACIONI ME I DOBET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura