Statistikat e Gjermani-Sllovaki, sfida nuk e njeh fjalën barazim

Jun 26, 2016 | 17:24
SHPËRNDAJE

Gjermania dhe Sllovakia gjenden sot për herë të 11-të përballë njëra-tjetrës, në një duel që do të përcaktojë se kush kalon mes 8 më të mirëve të turneut. Ja disa nga statistikat më pikante të kësaj përballjeje:

friendly-match-germany-1-vs-slovakia-3-

Për Gjermaninë, kjo është ndeshja 915 e luajtur në arenën ndërkombëtare. Të parën e luajti më 5 prill 1908 kundër Svicrës. Deri më tani Gjermania numëron 531 fitore, 184 barazime e 199 humbje me një diferencë golash 2048:1085. Gjatë kësaj kohe fanellën e katër herë kampionëve të botës e kanë veshur 923 lojtarë.

Kjo do të jetë ndeshja 135 e Gjermanisë me Joakim Lëvin si trajner. Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja në fjalë ka regjistruar 89 fitore, 23 barazime dhe 22 humbje. Me këto ritme, Lëv ka lënë pas krahëve Helmut Shënin dhe është vënë në ndjekje të Sep Herberger, i cili ka fituar 94 ndeshje në drejtim të Gjermanisë.

Deri më tani, Gjermania ka luajtur dhjetë herë kundër Sllovakisë. Gjermania ka fituar 7 ndeshje, ndërsa Sllovakia 3 të tjerat (të gjitha ndeshje miqësore). Katër herë kampionët e botës udhëheqin edhe me diferencë golash, 22-12.

Ndeshjen e parë ndërkombëtare Sllovakia e ka luajtur kundër Gjermanisë më 27 gusht 1937. Në Bratislavë fituan vendësit 2-0.

Gjermania ka fituar 13 prej 16 ndeshjeve të saj të fundit në turnetë e mëdhenj. Sa u përket ndeshjeve të tjera, ata kanë barazuar dy dhe kanë humbur një.

Skuadra e Joakim Lëvit ka një përqindje të lartë të kontrollit të topit(71.9%). Mesatarja e tyre në tri ndeshjet e para është më e larta e këtij Europiani. Në 10 vite në krye të pankinës gjermane, Joakim Lëv ka kualifikuar Gjermaninë të paktën deri në gjysmëfinale.

Në shtatë takimet e vetme që numërojnë në turnetë e mëdhenj Sllovakia ka mundur që ta ruajë portën të paprekur vetëm një herë (0-0 kundër Anglisë).

Përgatiti: ENIAR IBRO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura