Statistikat e frikshme/ Milani, mbret i transfertave në vitin 2021

Aug 24, 2021 | 8:56
SHPËRNDAJE

– Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë se Milani në vitin diellor 2021 në pesë ligat e para, saktësisht 11 ndeshje, njësoj si Mançester Siti dhe Barcelona.

Milani

– Milani e ka mbajtur portën të paprekur dje ndaj Sampdorias, për të gjashtën ndeshje radhazi në Serinë A, për herë të parë që nga shkurti i vitit 1994, kur arrinte deri në kuotën 9, nën drejtimin e Kapelos.

– Për të parën herë në historinë e saj, Sampdoria humb katër ndeshje debutuese radhazi të Serisë A.

– Dje ishte transferta e tretë radhazi që fitonte Milani kundër Sampdorias. Një seri e tillë nuk shihej që prej vitit 1968, kur kuqezinjtë i mposhtën për katër sezone me radhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura