STATISTIKAT/ De Biazi shqiptar ka marrë vetëm 1 pikë në tri ndeshje

Oct 10, 2015 | 20:47
SHPËRNDAJE

Më 10 qershor të këtij viti mori pasaportën shqiptare dhe, si për ironi të fatit, rezultatet i ka pasur të dobëta në krye të stolit kuqezi. 

De BiaziDuket se trajnerit Xhani De Biazi nuk i ka sjell fat zyrtarizimi si shtetas shqiptar, pasi në tri ndeshje eliminatore që pas 10 qershorit ka marrë vetëm një pikë ndaj Danimarkës në transfertë, ndërsa ka humbur dy të tjerat kundër Portugalisë dhe Serbisë.

Në fakt, pasi u bë shqiptar, kuqezinjtë luajtën ndaj Francës dhe fituan 1-0 me gol të Kaçes, por ishte thjesht një miqësore. Starti i edicionit me De Biazin italian ka qenë thuajse perfekt.

U nis me një triumf historik në Portugali 0-1, për të vazhduar me barazimin 1-1 ndaj Danimarkës në përurimin e stadiumit “Elbasan Arena”. Më pas, ndeshja e ndërprerë në Serbi, që u fitua në tavolinë 0-3 dhe përmbysja fantastike kundër Armenisë, me shifrat 2-1 më 29 mars.

Nga ky takim e deri dy ditë më parë, Shqipëria ka marrë vetëm një pikë në grupin eliminator. Gjithsesi, De Biazi shqiptar ka shansin të marrë tri pikët e jetës në Armeni, që do të vlejnë sa një biletë për në Europianin e Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura