STATISTIKA/ Fillim aventuresk për Atalantën në Ligën e Kampioneve, Gjimshiti i ofron siguri ekipit dhe trajnerit Gasperini

Oct 21, 2020 | 23:28
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës Berat Gjimshiti konfirmoi sot rëndësinë për ekipin bergamesk teksa kontribuoi në ruajtjen e portës së paprekur në takimin kundër danezëve të Midtjilandit, të cilin Atalanta e shkatërroi me rezultatin 0-4.
GJIMSHITIII
Në ballafaqimin me kampionët danezë, ku luajti për 90 minuta, 27-vjeçari kreu 6 spastrime të topit nga zona, 2 ndërhyrje të sakta dhe realizoi 37 pasime të sakta nga 49 (76%). Për paraqitjen e sotme, ai u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.0.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura