Starova “thumba” Duros: Kamza humbi se ai mbajti 90 minuta një fantazmë në fushë…

Sep 24, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili së fundmi drejtoi Feronikelin në Kosovë, nuk i ka kursyer thumbat as ndaj trajnerit të Kamzës, Klodian Duro, në analizën e bërë në emisionin “Rubrika Sportive” tregoi se Kamza vuajti sepse trajneri mbajti në fushë një lojtarë fantazmë si Martinena.

starova

“Së pari dua të them se ndeshja në Korçë ishte duke nisur 1-0 nëse arbitri nuk do kish ndaluar Bregun në mënyrë absurde për pozicion jashtë loje. Gafat nisën që aty dhe më pas pati gabime të tjera të rënda në dëm te Tiranës! Po Tirana nuk flet dot për arbitrin se ka frikë nga FSHF. Ndërsa për ndeshjen Kukësi-Kamza, unë besoj që Duro po i bën gjërat mirë aty, por Kamza vuajti edhe sepse ai pra Duro vendosi të mbante 90 minuta në fushë Martinenën. Argjentinasi ishte fantazmë dhe kjo e penalizoi Kamzën. Duhet t’a themi këtë. Ndërkaq Kukësi e meritoi fitoren!”, tha Starova dje në RTSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura