Starova: I kam të gjitha alternativat në skuadër, ja kush janë 2 sulmuesit më të mirë në Shqipëri

Dec 3, 2017 | 15:25
SHPËRNDAJE

“Ishim përgatitur shumë mirë se e dinim që kishim një kundërshtar shumë të fortë, mjafton të kujtojmë ndeshjen me Vlorën apo me Kamzën. Vuajtëm pjesën e parë dhe ishim në kërcënimin e kundërsulmit. Meritë për fitoren nga skuadra. Arritëm të marrim një fitore shumë të çmuar që rrit moralin.

Starova

Objektivi është të grumbullojmë më shumë pikë se kundërshtarit. Jemi duke u stërvitur mirë. Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri dhe janë duke e bërë shumë mirë rolin e tyre. Presim shumë nga Sukaj dhe nga Fili. Në mesfushë ka konkurrencë për ta bërë skuadrën sa më kompetitive.

I kam të gjitha alternativat për momentin. Është temë tjetër çfarë do bëjmë në janar. E kemi kontingjentin shumë të plotë për ti përballuar këto ndeshje. Janari pret, ka struktura klubi që merren me merkaton,” deklaroi Starova për mikrofonin e “Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura