“Stadiumi”, Rama u përgjigjet kritikëve: Edhe arkitektët që ishin ngutur e pranuan

Apr 29, 2016 | 16:14
SHPËRNDAJE

Pasi e mbrojti në Këshillin e Rregullimit të Territorit projektin e ri të stadiumit “Qemal Stafa”, i cili parashikon edhe një kullë 15 katëshe brenda tij, Kryeministri Edi Rama në Facebook pas mbledhjes së KKT, i është përgjigjur kritikëve dhe shoqerisë civile me një status të shkurtët dhe të thjeshtë.

1313-640x355

Sipas tij, edhe arkitektët që e kishin kundërshtuar deri më sot këtë projekt, e kanë pranuar pasi e kanë dëgjuar të plotë se për cfarë bëhet fjalë.

Ndaj me këtë përgjigje Rama fton shoqërinë civile ta lexojë projektin deri në fund, dhe pasi të njihet me të të shprehet.

“Paraqitje mbreselenese e projektit te Arenes Kombetare. Edhe Shoqata e Arkitekteve pranoi se ishte ngutur nga mosnjohja e plote e projektit”, shkruan Rama.

Përfaqësues të shoqërisë civile nuk u lejuan sot nga Garda të futen në dëgjesën për prezantimin e stadiumit, ku ishte i pranishëm edhe Rama, e kjo solli tension.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura