Stadiumi i ri përfshin bizneset, si do veprohet me ‘Arena Kuqezi’

Jan 13, 2016 | 11:29
SHPËRNDAJE

Shumë shpejt pritet të fillojë puna për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar “Arena Kuqezi”.  Sipas asaj që raporton ‘Top Channel’, biznesi do të kenë më tepër avantazhe rreth investimit në këtë projekt madhor.

Projekti-i-qemal-Stafes

Shfuqizimi i kushtit për mosndryshimin e destinacionit, i jep mundësinë biznesit që të marri pjesë edhe në sektorin josportiv të këtij propjekti, pasi ai do të ketë një destinacion të dyfishtë, atë sportiv dhe jo sportiv.

Pjesa qëndrore e stadiumit do të ketë destinacion sportiv, publik, të pandryshueshëm, në përputhje me parametrat e stadiumeve të UEFA-s, ndërkohë që pjesa josportive, do të jenë hapësirat e biznesit që do të përmbajë ky mjedis sportiv.

Projekti i vetëm i miratuar deri në këto momente, vjen nga një kompania italiane, e cila merr përsipër nëpërmjet koncensionit ndërtimin e stadiumit, por për këtë kërkon një garanci financiare shtetërore, çka e rrëzon këtë ofertë.

Si rrjedhojë, po mendohet sigurimi i fondeve në mënyra alternative, për ndërtimin e stadiumit të ri dhe një mënyrë, mund të jetë shitja e ambienteve të biznesit përpara fillimit të ndërtimit të projektit, e cila tashmë është ligjëruar edhe nga qeveria shqiptare.

Shumë shpejt pritet të fillojë edhe procedura e tenderit për ofertat e reja. Në bazë të këshillimeve të UEFA­s dhe studimeve të fizibilitetit, stadiumi i ri kombëtarë “Arena Kuqezi”do të ketë një kapacitet rreth 23 mijë vendësh, ndërkohë që projekti për ndërtimin e tij shkon rreth 60 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura