“Stadiumi i ri mund të përfundojë për 3-4 muaj”, Gjici: Gegës i thashtë të mendojë për shëndetin, por ai…

Nov 29, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici deklaroi se stadiumi i ri i nënkampionëve të Shqipërisë mund të përfundojë vitin e ardhshëm.
gjcii
Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, kryebashkiaku Gjici theksoi se nëse nuk përkeqësohen kushtet atmosferike, stadiumi i ri do të përfundojë brenda 3-4 muajve. Ai foli dhe për trajnerin e skuadrës Skënder Gega. Gjici tregoi se i kërkoi teknikut 57-vjeçar të mos mendojë për ekipin, por për shëndetin, pasi po kurohet nga koronavirusi në Turqi. Megjithatë, kjo nuk e ka ndarë Gegën nga skuadra.

“Ecuria e kampionatit – Besoj se do ia dalim dhe do luftojmë për titull. Ne do bëjmë punën tonë, smund të themi që do arrijmë objektivin pas 5 ndeshjesh.

Rivalët – nuk mund të japim përgjigje definitive. Jemi në 5 javët e para të kampionatit, smund të themi janë 4-5 skaudra. Ekipet janë aty-aty. Të mbarojë gjysma e kampionatit për të parë se kush do të luftojë për vendine parë e me radhë.

2021, vit zjgedhor dhe mundësia e aleancave – Aleanca mund të ketë, ne nuk kemi. Aleancat nuk i parashikon, nuk po duken akoma, janë të fshehta. U bëmë kaq vite në futboll.

Gega – Sot kam folur me Gegën, i kam thënë disa herë të shikojë shëndetetit, të tjerat. Po, ai prapë me sedrën që ka, herë pas here merret me ekipin, zv,trajnerin Hallacin. Na uroi për fitoren kur po ktheheshim nga Shkodra. Më gëzon gjendja e tij shëndetësore e përmirësuar. Nuk ka rëndësi data, rëndësi ka që ai të shërhoeht. Kur të shërohet, do të jetë gati për t’u ulur në stol

Stadiumi – Po bëhet puna, të iki pandemia. Dhe në Shkodër e pashë që ishte bosh, luajmë njerëzit. Stadiumi ka ecur me ritme të mira. Nëse dhe koha do të jetë. 3-4 muaj do të jetë i mbyllur”, deklaroi presidenti i nderit të Kuëksit Safet Gjici.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura