Stadiumet në duart e stjuartëve, ja prapaskenat me policinë

Aug 14, 2018 | 10:20
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas ndeshjes Skënderbeu-Laçi, në mes të kryeqytetit dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve në “Selman Stërmasi”, presidenti i kurbinasve pështyu arbitrin anësor për 11- metërshin e akorduar. Në mungesë të uniformave blu në rrethimin e brendshëm të stadiumit, as stjuartët në numër të shumtë nuk e ndalën një veprim të tillë. Po në fushat e nxehta të vendit, çfarë do të ndodhë gjatë kampionatit, kur edhe tensioni i ndeshjeve të jetë maksimal?

Policia-ne-Elbasan-Arena-470x353

BRAKTISJA E POLICISË Një javë nga starti i sezonit të ri futbollistik, Superkupa ngriti siparin e eventeve futbollistike në vend. Mirëpo, ajo që ra në sy ishte mungesa e uniformave blu në rrethimin e brendshëm të stadiumit kryeqytetas. Duke parë që nga jashtë impiantit, forcat e rendit kishin marrë masa për sigurimin e perimetrit të “Selman Stërmasit”, gazeta u interesua pranë institucionit të futbollit për të mësuar rreth organizimit të finales së Superkupës.

Andi-Koci-Partizani

Burime pranë FSHF-së konfirmuan për “Panorama Sport” se institucioni i futbollit kishte njoftuar Policinë për ndeshjen si në çdo takim tjetër të Kategorisë Superiore. Mirëpo, këtë herë Policia ka braktisur sigurimin e hapësirës së brendshme të impiantit nisur edhe nga vënia në zbatim e “Ligjit numër 79/2017 për sportin”. Në fakt, kjo është një praktikë normale e përdorur në të gjithë botën. Mirëpo, gazeta ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me këtë çështje.

PRAPASKENA Në publik, diçka e tillë është duke u trumbetuar si një akord mes FSHF-së dhe uniformave blu për të larguar policët nga sektorët e tifozëve. Mirëpo, realisht, uniformat blu janë vetëm në zbatim të ligjit të ri, në të cilin caktohet që të ketë polici private (stjuart) në shkallët e impiantit dhe brenda tij, ndërsa nga jashtë do të ketë një perimetër sigurie të ngritur nga policia.

OLSI TUJANI

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura