“Stadium 60 milionë euro pa biletari!”, ironi dhe ultimatum nga ultrasit e Partizanit: Fitore me çdo kusht në derbi

Oct 18, 2021 | 12:36
SHPËRNDAJE

Partizani po vuan shumë për të gjetur fitoren këtë kampionat. Të kuqtë kanë 5 ndeshje pa provuar shijen e triumfit gjë e cila ka sjellë dhe pakënaqësi tek tifozët.

guerrils

Ultrasit e klubit, tifogrupi ‘’Ultras Guerrils’’ nuk kanë ndërmend të braktisin ekipin prag derbit, por i kanë dërguar një mesazh mjaft të qartë lojtarëve: Fitore me çdo kusht ndaj Tiranës. Nuk ka më mirë se Partizani të gjente kthesën ndaj Tiranës dhe pikërisht të arrinte fitoren e parë në kampionat ndaj bardhebluve.

‘’ Tjeter barazim… Ndeshja u luajt ne stadiumin 60 milione eurosh, tashme me fushe futbolli, por pa biletari. Ndeshjen e radhës duhet fitore me çdo kusht Forca Partizan !’’, shkruan Ultras Guerrils.

Por Guerrilsat nuk janë ndaluar këtu. Në status, kanë ironizuar FSHF-në për vendimin e çuditshëm që biletat e sfidës Partizani-Kukësi që luhej në ‘’Air Albania’’ të bliheshin tek sportelet e Selman Stërmasit. Një absurditet më vete ky pasi stadiumi i akredituar nga UEFA dhe që do të presë një finale të kompeticionit europian nuk ka ende biletarinë e vet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura