Sqarimi i Artur Zhejit: Te Henri Çili mora 120 mijë euro në vit, ja pse u largova

Oct 5, 2016 | 11:15
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji tregon të vërtetën e largimit nga media e Henri Çilit dhe shumën me të cilën ishte paguar gjatë bashkëpunimit me të.

artur zheji

Shumë që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me shifrën prej 8 mijë euro, shkruar në portale.

“Në lidhje me botuesin Çili, që e bënë enkas kaq të madhe, për një shënim redaksie, dhe padyshim që kjo më miklon, madje është frymëzuese, nuk kam punuar asnjëherë për 7 vite rresht si drejtor i mediave Mapo. Por kanë qenë në drejtim, vetëm  2 seanca kontraktuale. E para në vitin 2012, që zgjati vetëm 8 muaj. Dhe e dyta, në fillim vitin 2014, deri në fund të vitit 2016. Kështuqë nuk kanë qenë asnjëherë kaq shumë vite, sa thotë halabaku. E dyta, për sa i përket, rrogës sime, për aq kohë sa kam qenë drejtor, duhet të trishtoj ata që s’më duan, por rroga ime, ka qenë mjaft më e madhe se 8 milion lekë të vjetra në muaj. Porse hiç më pak se rreth 120,000 euro bonuse në vit, plus shpenzimet, disa pak milionë lekë të vjetra në muaj, me sa më kujtohet. E tillë ishte oferta dhe nuk e refuzova”- shkruan Zheji.

Ai sqaron edhe përsenë e largimit nga media e Çilit, duke e argumentuar atë vetëm me bindjet e ndryshme që ndanin.

“Nga mediat Mapo, nuk jam larguar për çështje page apo kontrate, në terma financiarë. Por për arësye krejt të natyrshme, bindjesh të ndryshme me ato, tepër liberale të botuesit Çili. Dhe ky nuk është asnjë turp dhe asnjë kompleks për palët. Bën pjesë në normalitetin, e marrëdhënieve botues-drejtor, në një shoqëri të civilizuar, gjë të cilën, me Çilin, ndryshe nga mjaft botues nursëzë, ishte fare e mundshme të kishe marrëdhënie civile, madje edhe mjaft shoqërore dhe gazmore”- shkruan ai.

Sipas Zhejit, eshtë krejt tjetër gjë, qëndrimi si një marrëdhënie njerëzish të lirë të medias, mbas mbarimit pothuajse prej një viti të marrëdhënieve tona kontraktuale.

“Atë qëndrim gjykues, që unë kam shprehur në lidhje me shkrimin e Çilit dhe jo për Çilin si individ, që dikush apo disa e kanë mbiquajtur si një hakmarrje, është thjesht vazhdim i lirisë për të shprehur pa fyerje dhe gëlbaza, një mendim ndryshe, në lidhje me një mendim tjetër, që është botuar, pikërisht për tu gjykuar”-shkruan ai, duke sqaruar kështu, komentin e bërë pas analziës së Çilit që shkruante se Ramës i duhet një mandat i dytë për reformat.

Gjë që sipas Zhejit, Çili e kishte thënë edhe për ish-kryeministrin Berisha, aso kohë në kërkim të një mandati tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura