Spostimi i Arbana Osmanit të dielën, ja si e komenton

Jan 13, 2016 | 11:24
SHPËRNDAJE

54

Pas pesë javësh që transmetohet çdo të shtunë në prime time në “Top Channel”, formati i ri “Në 1 javë”, që riktheu në ekran prezantuesen Arbana Osmani pasi u bë nënë, tani e tutje do të transmetohet të dielave.

Rrjetet sociale e konsideruan një “spostim” për hir të show-t të talenteve “The Voice of Albania”, që moderohet nga Ledion Liço.

E pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë ndryshim, dhe nëse ka një ditë të preferuar jave për të qenë në ekran, Arbana përgjigjet: ”Programi që moderoj është zhvendosur pasi fillon ‘The voice’. Unë personalisht nuk kam ndonjë ditë të preferuar”.

“Në një javë” do të transmetohet të dielën, në këtë periudhë që aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli” përgatiten për sezonin e ri 2016. Ndryshimi i ditës së transmetimit të programit “Në 1 javë” përkon me nisjen e edicionit të 5-të të talentshow-t “The Voice of Albania” që nisi dje (e premte) dhe sot (e shtunë) në prime time me audicionet e fshehura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura