ZYRTARE/ Hidhet e zeza mbi të bardhë, Taulant Xhaka i jep fund dilemave. Firmos deri në vitin 2024 me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:54

ZYRTARE/ Hidhet e zeza mbi të bardhë, Taulant Xhaka i jep fund dilemave. Firmos deri në vitin 2024 me skuadrën e…

Mesfushori i Kombëtares do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit, pavarësisht se emri i tij shpesh ka qenë i lidhur me një largim nga zviceranët.

taulant-xhaka (1)

Ditën e sotme mesfushori i ka dhënë fund të gjitha dilemave, teksa ka firmosur deri në vitin 2024 me Bazelin.

29-vjeçari ka vendosur që qëndrojë te Bazeli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe nga 2010 është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013, kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Mesfushori kishte qenë në bisedime me Beshiktashin në Turqi që dëshironte shërbimet e tij, por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"