Zyrtarizoi largimin në fund të sezonit, klubi anglez tenton futbollistin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 16:02

Zyrtarizoi largimin në fund të sezonit, klubi anglez tenton futbollistin e Bajernit

Mançester Siti po përgatitet për t’i ofruar David Alabës një kontratë prej 370 mijë paundësh në javë për ta rrëmbyer nga kthetrat e Realit të Madridit. Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, në skadencë kontrate me kampionët e botës dhe pa asnjë shans ndryshimi mendjeje për të rinovuar me klubin ku u shndërrua në një futbollist të madh, po përpiqet të joshet nga skuadrat më të mëdha të Europës, duke qenë se është një kampion që do të largohet nga Mynihu me parametër zero.

alaba 1

Konkurrenca është e fortë, ndërsa gazeta madrilene “AS” zbulon se edhe skuadra e Pep Guardiolës dëshiron shërbimet e 28- vjeçarit dhe i ofron 370 mijë paund në javë. I njëjti lajm shton edhe se Çelsi është tërhequr nga gara për të firmosur me mbrojtësin austriak. Sipas “ESPN”, Alaba kërkon 400 mijë paund në javë rrogë për të firmosur me klubin e tij të ardhshëm.

Edhe Liverpuli u përfol për një interes për 9 herë fituesin e Bundesligës, por vështirësitë financiare të pandemisë bënë që të tërhiqej. Për shkak të kërkesave të ekzagjeruara financiare, klubi i Bajernit vendosi t’i ndërpresë përpjekjet e tij për ta bindur lojtarin që të firmoste një kontratë të re në “Allianz Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"