Zyrtarizohet miqësorja e luksit Itali-Shqipëri, ja kur do të luhet ndeshja për ekipet U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 20:38

Zyrtarizohet miqësorja e luksit Itali-Shqipëri, ja kur do të luhet ndeshja për ekipet U21

Shqipëria dhe Italia do të luajnë një miqësore luksi në datën 11 shtator në Kaljari në orën 18:30. Kjo miqësore do të jetë si një test për Alban Bushin, trajnerin e U21 vjeçarëve ku ai do të mund që të shikojë lojtarët e tij dhe të bëjë eksperimentime të reja.

u21-websiti-i-ri

Kjo ndeshje do të vijë 5 ditë pasi Shqipëria të ketë luajtur me Spanjën, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Kjo sfidë do të jetë e 6 midis këtyre dy kombëtareve ku Italia ka një dominim të dukshëm me 4 fitore dhe 1 barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"