Zyrtarizohet largimi i Nicës, Teuta i beson pankinën ish-sulmuesit durrsak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 17:27

Zyrtarizohet largimi i Nicës, Teuta i beson pankinën ish-sulmuesit durrsak

Gentjan Begeja është trajneri i ri i Teutës. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu. Stavri Nica është larguar përfundimisht pas vetëm tre ndeshjesh në drejtim të skuadrës durrsake në kampionat.

Teuta2

Ish-sulmuesi i shquar durrsak, Begeja, ka drejtuar disa herë Teutën në dekadën e fundit. “Ishte zgjidhja më e mirë që mund të bënim me Begejën. E njeh mirë skuadrën”, – ka thënë Hasanbelliu për gazetën.

Gentian Begeja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"