Zyrtarizohet kalendari i Formula 1, ja datat e të gjitha garave. Një muaj pushim në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 19:24

Zyrtarizohet kalendari i Formula 1, ja datat e të gjitha garave. Një muaj pushim në…

Tashmë ka marrë zyrtarisht jetë Kampionati Botëror 2023 i Formulës 1 me organizatorët që kanë zbardhur datat e garave për këtë sezon. Përfundimisht është fshirë nga kalendari eventi i Kinës, i cili nuk do të zëvendësohet, duke bërë që për të katërtin vit radhazi të mos garohet në shtetin e madh aziatik.

formula 1

Fituesit e fundit në Shangai mbeten Luis Hamilton dhe Mercedesi në vitin 2019. Botërori 2023 do të ketë gjithsej 23 gara, ndërsa kampionati do të startojë më 5 mars në Bahrejn dhe do të mbyllet më 26 nëntor në Abu Dabi.

Ndërkohë, bie në sy pauza gati njëmujore në prill, mes Çmimit të Madh të Australisë që do të mbahet më 2 prill dhe atij të Azerbajxhanit më datë 30 prill. Këtë edicion është dyfishuar gjithashtu edhe numri i garave sprint, të cilët do të jenë gjashtë.

kalendari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"