Zyrtarizimi si trajner i Shkëndijës, ja fjalët e para të Ernest Gjokës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 13:46

Zyrtarizimi si trajner i Shkëndijës, ja fjalët e para të Ernest Gjokës

Ernest Gjoka u zyrtarizua ditën e sotme në stolin e Shkëndijës së Tetovës, duke zënë vendin e Qatip Osmanit. Tekniku tiranas, i cili së fundmi drejtoi Kukësin në Kategorinë Superiore, u shpreh tepër i lumtur për këtë aventurë të re. Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të klubit, menjëherë pas zyrtarizimit, Gjoka u shpreh:

Ernest Gjoka

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të ecë shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"