Zyrtarizimi mbetet peng i një klauzole, ja çfarë e ndan Grezdën nga Rejnxhërsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 19:25

Zyrtarizimi mbetet peng i një klauzole, ja çfarë e ndan Grezdën nga Rejnxhërsi

Klubi skocez i Rejnxhërsit ka bërë 12 afrime në skuadër në këtë merkato verore, me në krye trajnerin Stiven Xherard, por tashmë që gjendet shumë afër Eros Grezdës, gjërat kanë ngecur disi.

Eros Grezda

Mediat në Skoci raportojnë se Osijeku dhe Rejnxhërsi kanë rënë dakord për shumën që do të paguhet për shqiptarin, por zyrtarizimi i marrëveshjes ka ngecur në një klauzolë e kontratës së shitjes.

E vetmja gjë që mban peng mbylljen e negociatave është fakti se klubi i Osijekut, kërkon të mbajë 20% të kartonit të Grezdës, për të përfituar përsëri, nëse skocezët e shesin në një të ardhme. Pala e Rejnxhërsit nuk është e gatshme që të lejojë një përqindje kaq të madhe ta mbajë Osijeku.

Gjithsesi, sapo të zgjidhet edhe kjo “nyje”, “Scottish Sun” raporton se pritet që zyrtarizimi të kryhet mbrëmjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"