Zyrtarizimi i Muriqit te Lacio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa e Kavajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 15, 2020 | 23:57


Zyrtarizimi i Muriqit te Lacio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa e Kavajës

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lacio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

muriqi-2

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

muriqi

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Muriqi

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE: 

ZYRTARE/ Gati për të shkëlqyer në Serinë A, Vedat Muriqi vesh fanelën e Lacios




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com