Zyrtarizimi bëhet formalitet, Esat Mala shfaqet në stërvitje me klubin e ri në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 22:10


Zyrtarizimi bëhet formalitet, Esat Mala shfaqet në stërvitje me klubin e ri në Superiore

Esat Mala mund të thuhet se tashmë është edhe zyrtarisht një futbollist i ri i Vllaznisë. Mesfushori i cili në vitet e kaluara ka qenë një nga pikat kyçe të Partizanit, ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqebluve të cilët ndërhynë duke gjetur akordin me lojtarin vetëm një ditë më parë.

Mala-Dibra

Futbollisti kishte oferta edhe nga Partizani e Kukësi për t’iu bashkuar në sezonin e ri këtyre ekipeve, por duket se oferta që i ka ardhur nga Shkodra dhe projekti i kuqebluve e ka bindur që të nisë këtë aventurë të re.

Mala nuk ka pritur zyrtarizmin e tij para mediave, por ka nisur menjëerë përgatitjet me Vllazninë. Ai ka qenë i pranishëm që në seancën e parë stërvitore të ditës së sotme që ekipi ka kryer në Pogradec, siç shihet në foton e publikuar nga ”Shkodra Sport”, me lojtarin i cili është vënë mënjehrë nën urdhrat e Mirel Josës.

mala

PANORAMASPORT.AL