Zyrtarisht në Superiore, Ndreu: Kastrioti e dominoi sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 14:24

Zyrtarisht në Superiore, Ndreu: Kastrioti e dominoi sezonin

Ramazan Ndreu u shfaq i kënaqur pas zyrtarizmit të ngjitjes së Kastriotit në Superiore.
ramadan ndreu
Pas barazimit të djeshëm në Shijak, Ndreu deklaroi: “Normalisht jam i gëzuar për këtë arritje të objektivit, aq më tepër që e arritëm disa javë përpara përfundimit të kampionatit. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, por ne treguam që kemi qenë një skuadër e denjë për t’u ngjitur, pasi kemi dominuar garën që në fillim e deri më sot që kemi siguruar ngjitjen. Qysh në verë kur nisëm ndërtimin e skuadrës e kam ditur që do jemi pretendenti kryesor për t’u ngjitur, pasi arritëm të mbanim boshtin e ekipit dhe afruam lojtarë me nivel. Tashmë e kemi siguruar ngjitjen dhe për këtë arritje dua të falënderoj të gjithë lojtarët, presidentin dhe stafin tim teknik për punën e palodhur që është bërë deri më tani, gara ende nuk ka mbaruar dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën edhe në ndeshjet e mbetura”, përfundoi prononcimin e tij trajneri i Kastriotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"