Zyrtarisht kampion, Bajerni i Mynihut fiton Bundesligën për herë të 28-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 17:25

Zyrtarisht kampion, Bajerni i Mynihut fiton Bundesligën për herë të 28-të

Bajerni i Mynihut është shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës, për sezonin 2017/2018. Bavarezëve iu shërbeu fitorja 1-4 në transfertë ndaj Augsburgut, për të siguruar matematikisht titullin 5 javë para përfundimit të kampionatit.

bajerni i mynihut

Bajerni numëron plot 72 pikë në 29 takime, plot 20 më shumë se Shalke e vendit të dytë. Minatorët do të luajnë pasdite ndaj Hamburgut, por sido që të jetë rezultati, tashmë është siguruar matematikisht fitimi i kampionatit. Në këto javë, ekipi i Hejnkes ka marrë 23 fitore, 3 barazime dhe vetëm 3 humbje.

Në takimet e tjera, Borusia e Mynshengladbahut fitoi me përbysje ndaj Hertës së Berlinit, 2-1, ndërsa Këlni barazoi 1-1 me Maincin. Në takimin tjetër, Volfsburgu fitoi 0-2 në transfertë ndaj Frajburgut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"