Zyrtarisht ishin vetëm 3 të vdekur, Katari pranon “masakrën” e punëtorëve për të bërë gati Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 19:31

Zyrtarisht ishin vetëm 3 të vdekur, Katari pranon “masakrën” e punëtorëve për të bërë gati Botërorin

Shefi i Komitetit Organizator të Katar 2022, Hasan Al-Thauadi, ka pranuar publikisht se janë rreth 400-500 punëtorë të vdekur gjatë periudhës së përgatitjeve të Botërorit. Një deklaratë e cila pranon zyrtarisht “masakrën” që çoi drejt këtij aktiviteti, teksa shifrat zyrtare deri më sot flitnin për vetëm 3 të vdekur.

dddddffsd

Katari ka qenë objekt kritikash për shkak të vdekjeve të punëtorëve emigrantë që kanë ndërtuar stadiumet dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar këtë aktivitet, me media të ndryshme apo organizata që vazhdimisht kanë raportuar për mijëra të vdekur. Por autoritetet vendase kanë refuzuar këto shifra duke publikuar të tjera që raportonin vetëm për 3 të vdekur, edhe pse janë shfaqur vazhdimisht reportazhe mbi kushtet e tmerrshme ku jetonin punëtorët e kthyer thuajse në skllevër.

Al-Thauadi ka pranuar gjithçka duke folur për gazetarin britanik Pirs Morgan. “Vlerësimi i shifrës është rreth 400, mes 400 dhe 500. Nuk e kam numrin e saktë. Kjo është diçka që po diskutohet në këto momente. Por çdo vdekje është e tepërt. Kjo është e qartë.

Çdo vit, standardet e shëndetit dhe sigurisë në kantiere po përmirësohen. Të paktën në kantieret tona, ato të Kupës së Botës, padyshim. Në përgjithësie, nevoja për një reformë në kushtet e punës, tregon se duhen bërë përmirësime. Kjo është diçka të cilën ne e kemi pranuar që para se të hidhnim kandidaturën. Përmirësimet që janë bërë, nuk kanë ndodhur për shkak të Kupës së Botës, por ajo shërbeu si katalizatori i tyre”, theksoi ai.

Ai tha se brenda kësaj shifre prej 400-500 personash të vdekur, kishin qenë 3 që kishin lidhje direkte me vendin e punës në ndërtimin e stadiumeve dhe 37 që nuk kishin lidhje me punën në këto impiante.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"