Zyrtarët e ndeshjes “anonimë”, FSHF mban në fshehtësi listat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 18:24

Zyrtarët e ndeshjes “anonimë”, FSHF mban në fshehtësi listat

Delegati, vëzhguesi i arbitrave dhe trupa e gjyqtarëve janë hallkat kryesore të organizimit dhe mbarëvajtjes sportive të një ndeshjeje futbolli. Mirëpo, në vendin tonë, secili prej këtyre është anonim. Kjo, për vetë sjelljen e institucionit të futbollit në vend që nuk zbardh asnjëherë se cilët njerëz do të menaxhojnë ndeshjet në kategori të ndryshme.

delegatus_1

Federata Shqiptare e Futbollit, edhe pse janë zhvilluar tri javët e para, nuk bën ende me dije se cilat janë listat e arbitrave, kryesorë dhe asistentë, për Kategorinë Superiore. Gjithashtu, për Kategorinë e parë apo edhe ato më të ulëta, nuk ka ende një listë zyrtare se cilët do të jenë njerëzit që do të arbitrojnë.

arbitrat

Jo vetëm kaq, por i njëjti terr dhe e njëjta fshehtësi funksionon edhe për listën e delegatëve apo edhe të vëzhguesve. Në këto kushte, institucioni që drejton, organizon dhe menaxhon garat futbollistike në vend, tregohet krejtësisht diskrete sa u përket njerëzve që e kryejnë detyrën në terren, pra në fushë apo stadium për një ndeshje futbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"