ZYRTARE/ Zhgënjim historik, klubi i Kategorisë së Dytë bie në të Tretën pas 62 vitesh 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 23:39

ZYRTARE/ Zhgënjim historik, klubi i Kategorisë së Dytë bie në të Tretën pas 62 vitesh 

Tashmë është zyrtare, klubi i Albpetrolit do të zbresë në kategorinë më të ulët në futbollin shqiptar për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1961. 

Albpetroli

Patosarakët u mposhtën ditën e sotme nga Delvina me rezultatin 1-2 duke prerë kështu biletën për në Kategorinë e Tretë, teksa renditen në vendin e parafundit me 16 pikë në 21 ndeshje.   Një sezon ky i gjithi për t’u harruar për Albpetrolin, që tashmë duhet të gjejë forca për t’u ringritur.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"