ZYRTARE/ Zgjidhet përfundimisht çështja e Kamberit, sulmuesi i Shqipërisë gjen skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:16

ZYRTARE/ Zgjidhet përfundimisht çështja e Kamberit, sulmuesi i Shqipërisë gjen skuadrën e re

E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë Florian Kamberi është zgjidhur përfundimisht sot. Futbollisti ka firmosur për 3 vite me klubin zviceran të Sent Galenit.
sent galen
Vetë klubi helvet konfirmoi lajmin në faqen zyrtare. Kalimi i Kamberit te Sent Galeni ishte paralajmëruar prej kohësh në mediat skoceze pasi lojtari kishte refuzuar kontratën 2-vjeçare me Glasgou Rejnxhërsin, ndërsa klubi i tij Hibernian nuk pranoi ta inkuadronte për sezonin e ri pasi lojtari deklaroi se kishte realizuar ëndrrën e tij kur kaloi në formë huazimi te Glasgou Rejnxhërsi në janar.

Për Kamberin kishte oferta nga Gjermania dhe Anglia, por sulmuesi vendosi të kthehej në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"