Zyrtare, Zeqiri rikthehet tek Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2015 | 14:25

Zyrtare, Zeqiri rikthehet tek Flamurtari

Zeqiri 1Flamurtari rikthen  Zeqirin pas vetëm një sezoni larg vendlindjes.

Hair Zeqiri është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Mesfushori fantasist është rikthyer në shtëpi, për tju bindur urdhërave të tranjerit Levi.

Paraditën e sotme, 26-vjecari ka nënshkruar kontratën me klubin vlonjat në prani të administratorit Idrizi.

Burime të besueshme pranë klubit vlonjat, treguan dje në mbrëmje për “Panorama Sport”, se është arritur marrëveshja mes lojtarit dhe drejtuesve, ndërsa sot pritej zyrtarizimi.

Kujtojmë që për Zeqirin është interesuar zyrtarisht Partizani dhe Vllaznia, por edhe klubi zviceran i Kiasos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"