ZYRTARE/ Xhampaolo i jep fund papunësisë, prezantohet te skuadra e re. Festojnë edhe te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:23

ZYRTARE/ Xhampaolo i jep fund papunësisë, prezantohet te skuadra e re. Festojnë edhe te Milani

Marko Xhampaolo është trajneri i ri i Torinos, ,me italianin që ka firmosur deri në vitin 2022. Xhampaolo ishte prej kohësh pa punë, pasi ishte ende nën kontratë me Milanin, por palët gjetën akordin për prishjen e kontratës me konsensus dhe trajneri nuk do paguhet më për vitet e mbetura në kontratën me Milanin.

maldini xhampaolo

Xhampaolo do përfitojë 1.5 milionë euro në vit. Klubi i Torinos doli me një komunikatë për shtyp pas zyrtarizimit të Xhampaolit si trajner të skuadrës. “Klubi i futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se i ka besuar stolin Marko Xhampaolos. Trajneri ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Presidenti Urbano Kairo mirëpret Xhampaolon dhe stafin e tij me mirëseardhjen më të përzemërt. Puna e mbarë”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e Torinos.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"