ZYRTARE/ Vllaznia plotëson sulmin, një tjetër futbollist firmos me shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 10:57

ZYRTARE/ Vllaznia plotëson sulmin, një tjetër futbollist firmos me shkodranët

Pasi zyrtarizuan ditën e djeshme afrimin e Simeon Hristov, te Vllaznia kanë zyrtarizuar një tjetër sulmues ditën e sotme.Eugeniu-Sidorenco-696x460

Eugenio Sidorenko është lojtari më i ri i Vllaznisë, i cili ka firmosur ditën e sotme me shkodranët. Sulmi ishte një nga repartet që kishte më shumë nevojë për ndërhyrje te kuqeblutë, pas problemeve bë dy fazat e para të kampionatit dhe për këtë arsye drejtuesit kanë punuar të afrojnë lojtarë në këtë repart. Eugeniu-Sidorenco-prezantim

Te shkodranët besojnë se eksperienca e madhe e Sidorenkos me ekipe të ndryshme, por edhe me Moldavinë, do i ndihmojë ata në arritjen e objektivave. Lojtari ka firmosur kontratë një-vjeçare me Vllazninë, ku shpreson të tregojë një formë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"