ZYRTARE/ Vllaznia përforcon skuadrën, klubi shkodran firmos me dy talente nga akademia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 14:18

ZYRTARE/ Vllaznia përforcon skuadrën, klubi shkodran firmos me dy talente nga akademia

Vllaznia vazhdon të përforcojë skuadrën dhe kësaj radhe, klubi shkodran ka firmosur me dy futbollistë nga akademia.

spahija-delaj

Bëhet fjalë për Flori Spahija dhe Antonio Delaj. Të dy lojtarët kanë spikatur me Akademinë e Vllaznisë dhe kështu janë bashkuar me skuadrën e parë, duke nënshkruar një kontratë që i mban ata për tre vite në Shkodër.

Spahija luan si mbrojtës i majtë, ndërsa Delaj si sulmues, teksa të dy do të jenë një elemnt i shtuar për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa për këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"