Zyrtare/ Vllaznia nuk ndalet në merkato, shkodranët prezantojnë futbollistin boshnjak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 20:35

Zyrtare/ Vllaznia nuk ndalet në merkato, shkodranët prezantojnë futbollistin boshnjak

Haris Dilvaer është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. Ka qenë klubi kuqeblu, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar sulmuesin boshnjak si përforforcimin e ri në skuadër. Dilaver ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë.

Dilaver

NJOFTIMI I KLUBIT:

-FIRMOS QENDËRSULMUESI HARIS DILAVER
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me qendërsulmuesin Haris Dilaver. Shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën me lojën dhe golat e tij. Me këtë futbollist tashmë është plotësuar edhe reparti i sulmit dhe Vllaznia është gati për startin e sezonit. Mirë se erdhe Haris Dilaver.

Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"