Zyrtare / Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmos edhe sulmuesi ganez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 18:54

Zyrtare / Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmos edhe sulmuesi ganez

Vllaznia vazhdon të jetë aktive në merkato pavarësisht problemeve të fundit në lidhje me buxhetin. Sulmuesi ganez Çars Atsina është zyrtarisht pjesë e shkodranëve duke firmosur një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovime edhe për një tjetër sezon.

Atsina

28-vjeçari kishte kohë që ishte në provë te Vllaznia, performanca e tij e ka kënaqur trajnerin Cungu i cili ka dhënë dhe “OK”-in për ta pasur pjesë të skuadrës. Futbollisti ganez është aktivizuar me shumë klube gjatë karrierës së tij dhe në total ka arritur të shënojë 32 gola. Shkëlqimin e tij e pati te Csv Bokum në sezonin 2013-2014 ku në 24 ndeshje realizoi 20 gola.

Vllaznia

Pas Edon Hasanit, Gilman Likës dhe Nuredin Orelesit kjo është goditja e 4-t e shkodranëve në merkato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"