ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon akordin me Esat Malën: Do të jetë për dy sezone me ne!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 12:11

ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon akordin me Esat Malën: Do të jetë për dy sezone me ne!

Esat Mala është futbollisti më i ri i Vllaznisë, me mesfushorin që ka firmosur për dy vite me shkodranët.

 

mala (1)

Ish-futbollisti i Partizanit e mbylli me skuadrën turke të Giresunsporti dhe tani është gati për një tjetër aventurë në Superiore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqeblu, me Malën që stërvitet prej ditësh me skuadrën e Josës, me këtë të fundit që kishte kohë që e donte 23-vjeçarin në ekipin e tij.

Gjithsesi klubi turk nuk i lëshoi dokumentacionet Malës dhe për këtë arsye mungoi zyrtarizimi. Edhe në njoftimin e marrëveshjes, shkodranët nuk citojnë fjalën “firmosje të kontratës”, por vetëm që është arritur akordi. Kjo gjë lë hapësira për të aluduar që çështja mund të mos jetë mbyllur ende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"