ZYRTARE! Vjen konfirmimi nga klubi, Nevil Dede rikthehet në krye të stolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 17:38

ZYRTARE! Vjen konfirmimi nga klubi, Nevil Dede rikthehet në krye të stolit

Nevil Dede është zyrtarisht trajneri i AF Elbasanit. Trajneri 48-vjeçar ka firmosur me klubin verdheblu ditën e sotme, teksa diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi i Elbasnait ndërkohë që “Panorama Sport” e njoftoi diçka të tillë pak ditë më parë.

NEVIL DEDE

Prezantimi para mediave i Dedes do të bëhet ditën e mërkurë në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa objektivi i tij është që të rikthejë Elbasanin në Superiore. Dede rikthehet në këtë mënyrë në krye të stolit pas një pushimi të shkurtër ku së fundmi ishte trajneri i Dinamos në të parën.

Njoftimi i klubit:

“??????? : Nevil Dede trajner i Elbasanit

Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë “timonieri” i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm.

Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

ELBASANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"