ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato për Egnatian, prezantohet mesfushori letonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2023 | 13:15

ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato për Egnatian, prezantohet mesfushori letonez

Përforcimi tjetër i Egnatias vjen nga shteti ngjitur Letoni. Eduard Emsis, i cili ishte pjesë e klubit të Lahtit në Finlandë dhe sapo mbylli aventurën e tij, do të veshë fanellën e rrogozhinasve.

eduard emsis

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka dalë prej 1 janarit të këtij viti si lojtar i lirë dhe tashmë po bëhet gati që të nisë një aventurë në Shqipëri.

Ajo që mbetet për t’u përmendur është se Emsis bën pjesë edhe në kombëtaren e Letonisë që prej vitit 2018 ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

emsis vs gjermani

Pas afrimit të Duamenës, i cili ishte edhe në fushë ndaj Erzenit dhe Redi Kasës, vijnë dy përforcime tepër të rëndësishme për trajnerin Shpëtim Duro për pjesën e mbetur të sezonit në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"