Zyrtare / Vjen firma në kontratë për katër sezone. Veseli, një lider i ri te Empoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 10:24

Zyrtare / Vjen firma në kontratë për katër sezone. Veseli, një lider i ri te Empoli

Frederik Veseli konfirmohet si një nga emrat tek të cilët Empoli do të mbështetet gjatë në vitet në vijim. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin duke rinovuar kontratën e tij që përfundonte në qershor 2018.

veseli

“Empoli FC është i lumtur të njoftojë që është arritur një akord për zgjatjen e kontratës me Frederik Veselin deri më 30 qershor 2021”, ishte njoftimi i klubit italian që i dha fund çdo diskutimi sa i përket të ardhmes së futbollistit. Ai aktualisht është zëvendëskapiten i skuadrës që do të luajë në këtë edicion në Serinë B.

Veseli-Empoli 1

Empoli filloi një cikël të ri në këtë sezon, duke mbajtur vetëm 3 futbollistë nga edicioni i kaluar dhe Veseli ishte një prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"