ZYRTARE/ Vetëm tri ndeshje në Ukrainë, mesfushori që fitoi titullin me Tiranën rikthehet në Tetovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 12:20

ZYRTARE/ Vetëm tri ndeshje në Ukrainë, mesfushori që fitoi titullin me Tiranën rikthehet në Tetovë

Mesfushori Ennur Totre është rikthyer sërish pas dy vitesh në ekipin maqedonas, Shkëndija. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ata tregojnë se Totre është huazuar nga ukrainasit e Vorskla Poltavës. 

20

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Ennur Totres. Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm, pas çka zyrtarisht mund të konfirmojmë se Ennur Totre kthehet në taborin kuqezi. Mesfushori 26 vjeçar vjen si përforcim në gjysmëstinorin pranveror ku Shkëndija kërkon titullin kampion.

Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës.

Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"