ZYRTARE/ Vetëm 1 gol këtë sezon, Vllaznia i jep duart futbollistit të vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 20:17

ZYRTARE/ Vetëm 1 gol këtë sezon, Vllaznia i jep duart futbollistit të vet

Vllaznia dhe futbollisti i saj Uenderson mbyllin këtu bashkëpunimin mes tyre.

Wenderson-da-Silva-Soares-696x390

Vetë klubi shkodran e dha lajmin në faqen e tij zyrtare, ku bëri me dije mbarimin e kontratës mes kuqebluve dhe 27-vjeçarit brazilian.

Largimi i futbollistit me tipare sulmuese ishte paralajmëruar prej ditësh teksa nuk bindi trajnerin Jonuz dhe drejtuesit e klubit. Në 10 ndeshje të këtij sezoni, Uenderson shënoi vetëm një gol me Vllazninë në kampionat.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se nga sot futbollisti Uenderon da Silva Soares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Me të është rënë dakord që të ndërpritet me mirëkuptim kontrata e punës dhe në fund palët kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Uenderson da Silva Soares për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve tek ekipi jonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"