ZYRTARE/ Veshi fanellën e Shqipërisë në Europianin e Francës, sulmuesi kuqezi “var këpucët në gozhdë” në moshë 34-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 20:56

ZYRTARE/ Veshi fanellën e Shqipërisë në Europianin e Francës, sulmuesi kuqezi “var këpucët në gozhdë” në moshë 34-vjeçare

Tashmë është zyrtare, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i jap fund futbollit të luajtur, duke “varur këpucët në gozhdë”. Lajmi u konfirmua nga vetë 34-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.  

 Shkelzen-Gashi-euro

“Ka ardhur koha t’ju them se kapitulli i futbollit po mbyllet për mua dhe do t’i jap fund karrierës time aktive pas këtij sezoni. Dëshiroj të falënderoj klubet dhe bashkëlojtarët e mi për shumë momente të paharrueshme dhe suksese të mëdha. Një falënderim shumë i madh shkon për familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e madhe. Unë jam duke pritur shumë për të ardhmen dhe gjithçka që vjen”, shkroi Gashi.  .

 

Kujtojmë që Gashi u aktivizua 17 ndeshje me fanellë ne Kombëtares shqiptare, ku shënoi një gol, atë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”. Momenti i artë i sulmuesit në karrierën e tij ka qenë kur u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit të vitit 2014 dhe 2015 në Superligën e Zvicrës. 

Në vitin 2013-të, Gashi e fitoi Kupën e Zvicrës me Grashopperin, kurse në vitin 2015 u bë kampion në Superligën e Zvicrës me Bazelin. 

Gashi, që aktualisht është pjesë e Aaraut në ligën e dytë të futbollit helvetik, karrierë ka bërë edhe tek Belinzona, Shafauseni, Ksamaksi e Zyrihu në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Kolorado Rapids. 

k1i0xzr48xffnbnmnqnx

Sulmuesi ishte pjesë e Shqipërisë në Europianin e vitit 2016-të në Francë dhe luajti vetëm tetë minuta në duelin kundër Zvicrës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"