ZYRTARE/ Vendim surprizë! Zhvilluan një sezon mbi pritshmëritë, trajneri largohet nga skuadra e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:57

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Zhvilluan një sezon mbi pritshmëritë, trajneri largohet nga skuadra e Serisë A

Verona dhe Igor Tudor kanë ndarë rrugët zyrtarisht.

TUDOR

Ish-futbollisti i Juventusit ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën në rolin e trajnerit të skuadrës së Veronës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Serisë A ku sqaron se ky vendim ishte në mënyrë konsensuale nga të dyja palët.

Klubi nga Veneto e mbylli kampionatin në vendin e 9-të në elitën e futbollit italian duke pasur rezultate surprizuese dhe të kënaqshme ku ka vendosur jo pak në vështirësi ekipet e mëdha në Serinë A.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"