ZYRTARE/ Vendim i papritur, trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:34

ZYRTARE/ Vendim i papritur, trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Dytë

Valbona mbetet zyrtarisht pa trajner, pasi tekniku Oltijon Kërnaja ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

VALBONA

Një vendim i papritur ky i Kërnajës, teksa ky i fundit e ka shpërndarë këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, duke deklaruar se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.

Në gjashtë ndeshje në Grupin A të Kategorisë së Dytë, Valbona nuk ka humbur asnjë ndeshje me tropojanin në pankinë, teksa renditen në vendin e 5 me 12 pikë.

POSTIMI I OLTIJON KËRNAJËS –

“Dashuria , pasioni per ekipin e zemres  KF VALBONA , te qytetit tim Tropoja ,jane me te medha se cdo lloj intrige e thurur lart e poshte.

Largohem krenar !Duke bere Faktor ne Futbollin Shqiptar!  Zero Humbje. Duke krijuar ekipin me te mire te Kategorise se dyte!

Faleminderit  Presidentit per besimin. Faleminderit  çuna qe lan ekipe superiore per tju bashkuar projektit tim !

Nuk eshte lamtumire , por thjeshte nje mirupafshim!

#ForcaVALBONA”

KR

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"