ZYRTARE/ Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II, merret vendimi për sfidën e Champions-it që do të luhet në Londër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 19:07

ZYRTARE/ Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II, merret vendimi për sfidën e Champions-it që do të luhet në Londër

Sfida midis Çelsit dhe Salcburgut që do të luhet në Londër për Ligën e Kampionëve të mërkurën e 14 shtatorit, do të zhvillohet rregullisht.

champions-league-780x439-1

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi anglez me anë të një deklarate në faqen zyrtare, ku thekson se këtë vendim e ka marrë Polica Metropolitane së bashku me UEFA-n, të cilët përpara disa orësh shtynë ndeshjen midis Arsenalit dhe PSV-së në Ligën e Europës, për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II.

Gjithashtu, Çelsi është shprehur se për sa i përket për sfidën e fundjavës përballë Liverpulit, do të njoftojë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që UEFA ka shtyrë dy sfida të tjera në Britaninë e Madhe, atë midis Rejnxhërs-Napoli në Champions dhe atë midis Arsenalit e PSV-së në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"