ZYRTARE/ Vazhdon në Itali, por me skuadër tjetër, portieri shqiptar gati për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 21:53

ZYRTARE/ Vazhdon në Itali, por me skuadër tjetër, portieri shqiptar gati për aventurën e re

Portieri shqiptar Elhan Kastrati është zyrtarisht futbollisti më i ri skuadrës italiane Trapani.

elhani

Klubi i kategorisë së dytë të futbollit italian (Seria B) konfirmoi blerjen e 22-vjeçarit në faqen zyrtare.

Kjo lëvizje ishte paralajmëruar prej ditësh pasi Trapani kishte arritur marrëveshjen me Peskarën për të siguruar shërbimet e portierit Kastrati.

Ai e nisi karrierën me Teutën dhe më pas është angazhuar në futbollin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"