ZYRTARE/ Valverde i thotë “mirupafshim” Barcelonës, drejtuesit gjejnë menjëherë teknikun e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 23:53

ZYRTARE/ Valverde i thotë “mirupafshim” Barcelonës, drejtuesit gjejnë menjëherë teknikun e ri

Ashtu siç u paralajmërua prej mëngjesit të sotëm, zyrtarisht, Ernesto Valverde nuk është më trajneri i Barcelonës.

Pas shumë ditësh të tëra konsultime me emra të njohut të trajnimit të futbollit, klubi katalanas vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me Valverden si dhe nuk ka vonuar të zgjedhë pasuesin e tij.

Kike Setien është strategu i ri i katalanasve, i cili ka firmosur për të drejtuar kampionët e Spanjës deri në vitin 2022.

61-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në futbollin spanjoll, por nuk ka drejtuar klube me emër në Spanjë, por ekipe të rangut të ulët si: Rasing Santander, Logrones, Las Palmas, etj.

Në komunikatën e Barcelonës theksohet se në filozofinë e tij të lojës kërkohet kontrolli i vazhdueshëm i topit dhe sulmi intensiv, një zbatim i tiki-takës, traditës së futbollit të Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"